Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra është regjistruar 22 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 kilometra në verilindje të Lushnjës, ndërsa thellësia fokale ka qenë 15 kilometra.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të vendit, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.



