Një shqiptar humb jetën nga një aksident në Greqi. Emri

spot_img
Advertisements

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën “Pirgos Ilias”, në Peloponez.

Sipas informacioneve nga policia greke, viktima është 55-vjeçari Fatmir Dyrmishi, i cili po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim pranë hyrjes së qytetit, kur në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht, është përplasur nga një kamion.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, shqiptari është transportuar me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

spot_img

Latest articles

Related articles