Një nga aspektet më të rënda që dëshmojnë krizën e thellë politike sot janë pseudo-ngjarjet. Ato janë ngjarje që nuk ndodhin natyrshëm, por krijohen, sajohen dhe inskenohen në mënyrë që të ruhet një pamje formale e realitetit dhe të raportohen e propagandohen në media për tu hedhur trute e gomarit njerezve ( aq sa te kapin).
Pseudo-ngjarjet nuk kane rëndësi të vërtetë politike apo shoqërore, sepse në thelb nuk janë ngjarje. Janë thjesht inskenime që raportohen si të tilla. Në këtë mënyrë, publiku nuk përballet me realitetin, por me një përfaqësim të rrejshem të tij.
Kjo praktikë, me kalimin e kohës, sjell shkaterrimin e legjitimitetit politik, duke e çuar atë(qeverine, partine, organizmin politik) drejt një krize të thellë besimi. Pikërisht kjo situatë lidhet me atë që Peter Mair e quan sundimi i boshit (ruling the void).
Sipas Mair, qeveritë dhe partitë politike vazhdojnë të sundojnë, por mbi një hapesire apo organizem shoqëror që është gjithnjë e më e zbrazët nga pjesëmarrja dhe mbështetja e njerezve. Në këtë kuptim, ata sundojnë një strukturë formale të pushtetit, e cila gjithnjë e më pak përfaqëson njerëzit dhe gjithnjë e më shumë funksionon pa lidhje me ta. Kjo eshte rruge e sigurt drejt vdekjes se saj por edhe e shkaterrimit te jetes politike te vendit.



