Digjen 4 betoniere në Vlorë, një person i spërkati me benzinë

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e Fushë Dukatit, ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një vendprodhimi betoni, në pronësi të Blerti Mehillajt.

Sipas burimeve paraprake, mjetet kanë qenë të parkuara në ambientet e nyjës së betonit në momentin e ngjarjes. Dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

spot_img

Latest articles

Related articles