Pse SPAK duhet të hetojë aferën e Aeroportit të Vlorës – ANALIZA

spot_img
Advertisements

Nga Av. Tartar Bazaj

Institucionet e papërgjegjshme të shtetit shqiptar, po e çojnë vendin drejtë një tjetër katastrofe financiare si shembulli Becchetti në Strazburg etj etj, me faturë që paguhet nga qytetarët shqiptar: Aeroporti i Vlorës po kthehet nga një projekt zhvillimi në një minë me sahat për financat e shtetit shqiptar. Sot flitet për investime strategjike, nesër do flitet për arbitrazhe ndërkombëtare dhe qindra miliona euro gjoba që do t’i paguajë qytetari i thjeshtë. Historia po përsëritet: Becchetti dje, një tjetër faturë nesër. Kur institucionet funksionojnë me arrogancë, mungesë transparence dhe vendime të paqarta, fundi dihet. Strasburgu dhe arbitrazhi bëhen adresa e radhës kundër Shqipërisë së varfër.

Nuk mund të ndërtohet shteti me propagandë 3D dhe me konflikte juridike që shpërthejnë pasi janë hedhur qindra miliona euro. Investitorët seriozë kërkojnë siguri ligjore, jo lojëra me kontrata, aksione, gjykata dhe pazare politike të nëndheshme. Çdo papërgjegjshmëri juridike dhe institucionale sot, është një faturë kolosale nesër për taksapaguesit shqiptarë. Dhe kur shteti humbet në arbitrazh, nuk paguajnë ministrat dhe hajdutët nga xhepi i tyre , por paguan populli shqiptar që po i merret fryma.

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të sillet si republikë koncesionesh pa përgjegjësi institucionale. Sepse një shtet që prodhon vetëm konflikte ligjore juridike, pasiguri dhe skandale financiare, nuk ndërton ekonomi, ndërton vetëm borxhe, gjoba dhe mosbesim. Dhe më e rënda akoma, është se çdo humbje në arbitrazh nuk dëmton vetëm buxhetin, por ajo dëmton reputacionin ndërkombëtar të vendit për vite me radhë. A lind nevoja të ndërhyj SPAK-u ku të hetoj: Në projekte madhore si aeroporti i Vlorës, (dhe çdo koncesion i madh), zinxhiri nuk është një person i vetëm!!!!

Kush i lidh kontratat? Si u lidhën ato?, Pse kanë lënë mangësi ligjore? Kush i nxjerrë urdhrat për bllokim etj etj që SPAK-u me të drejtë duhet të nis HETIMET PROAKTIVE.

Sepse!!! Zakonisht në veprimet administrative dhe juridike, përfshihen disa struktura shtetërore, ndërsa në veprimet juridike (Kontratat), përfshihen drejtori juridike, me tituj shkencor “Doktorr të Shkencave Juridike”, dhe njerëz të paaftë dhe mediokër profesionalisht!!! Pasojat dihen: TË GJITHA PAPËRGJEGJSHMËRITË I PAGUAJNË SHQIPTARËT. AEROPORTI RREZIKON TË KTHEHET NË SKRAP. ME VLORËN U TALLËN, INVESTIMET STRATEGJIKE SFUMOHEN, JUGU MBETET I PAZHVILLUAR. KOMBI MORI FATURËN MORALE.ZOT NA RUAJ.
HETIMET PROAKTIVE NGA SPAK, DOMOSDOSHMËRI JETIKE PËR KËTË KOMB.🇦🇱🇺🇸🙏

spot_img

Latest articles

Related articles