Drejtori i AKU Shkodër, Ramir Haderi, është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ku Haderi është sulmuar teksa po ecte në këmbë së bashku me bashkëshorten e tij.
Sipas informacioneve paraprake, autorët i janë afruar dhe e kanë goditur me sende të forta në kokë, si edhe me qytë pistolete, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Paraprakisht dyshohet se dhunimi i drejtorit të AKU-së lidhet me detyrën e tij si drejtues i institucionit në Shkodër.



