Zbardhen detaje të reja nga ngjarja që u regjistrua mbrëmë në Durrës në zonën e ish-Kënetës, ku pak ditë më parë u vranë dy fëmijë. Një makinë pa targa që drejtohej nga një tjetër i dehur, ashtu si herën e parë po qarkullonte me shpejtësi të lartë.
Policia i bëri shenjë që të ndalonte por shoferi nuk i është bindur dhe ka vijuar udhëtimin. Policia iu vendos në ndjekje. Drejtuesi i makinës në tentativë për të ecur mbrapa për t’u larguar pasi u bllokua është përplasur me makinën e Policisë.
Më pas është neutralizuar dhe është dërguar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit, ku pas testit të alkoolit rezultoi në gjendje të dehur.



