Pse duhet të shkojë Eni Vasili në Eurovizion?

spot_img
Advertisements

Eurovizioni nuk është udhëtim për shopping institucional në Vienë.

Eurovizion është një skenë ku duhet të shkojnë artistët, producentët, kompozitorët dhe njerëzit që i shërbejnë drejtpërdrejt muzikës.

Kur në delegacione futen drejtues, ish-moderatore politike apo figura pa lidhje konkrete me konkurrimin artistik, pyesim veten: Kujt ia zunë vendin?

Një vokalisti, një autori, një regjisori skene apo një të riu që punon për artin dhe jo për fotografi në tapet?

Të paktën mos çojmë provincialitet në Eurovizion!

Eurovizioni nuk është pronë personale dhe as post i përjetshëm, njëjtë si partitë tona.

Shqipëria prej 15 vitesh prezantohet me të njëjtin imazh televiziv, sikur në këtë vend të mos ketë gazetarë, moderatorë apo figura të tjera që mund të sjellin energji dhe përfaqësim ndryshe.

Andri Xhahu prej 15 vjetësh është bërë vetë Eurovizioni shqiptar, ndërkohë që në Europë rotacioni është normalitet.

Asnjë shtet nuk e ka kthyer një event artistik në monopol ekrani për një person.

A përgjigjet dikush: Nuk ka të tjerë veç këtij gazetari apo nuk lejohen të tjerët?

spot_img

Latest articles

Related articles