Kush ishte i “forti” VIP i arrestuar nga SPAK që kishte ‘iPhone 17 Pro Max’ në burgun e Durrësit!

spot_img
Advertisements

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në ambientet e burgut të Durrësit nga Forcat Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me SPAK dhe BKH.

Gjatë kontrollit në godinën B është konstatuar dhe sekuestruar një aparat celular tip iPhone, së bashku me një karikues dhe një fishë lidhëse të improvizuar.

Pajisja është marrë në cilësinë e provës materiale dhe po administrohet sipas procedurave ligjore.

Mediat kanë mësuar se “iPhone 17 Pro Max” i përket të burgosurit Klevis Hoxhosmani, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar lidhur me pronësinë e pajisjes.

spot_img

Latest articles

Related articles