Në përgjigje të një prononcimi të z.Ermal Hasimja në lidhje me një intervistë dhënë prej tij për New24
Në diskutimin e reformës zgjedhore, nuk është dakortësuar asnjëherë me Partinë Demokratike, që ajo të paraqesë propozimet në bllok për këdo subjekt politik pranë komisionit parlamentar të kësaj reforme.
Koalicioni i vitit 2025 nuk nënkupton se ekziston dakordësi për çdo vendimmarrje në vazhdimësi, sidomos kur cënohen drejtpërdrejt standardet demokratike dhe interesat e subjekteve tona zgjedhore, të cënuara këto gjithmonë si edhe dihet.
Gjithashtu është e papranueshme mungesa e tryezave opozitare, si në nivel politik ashtu edhe teknik, në lidhje me reformën administrative dhe atë zgjedhore.
Kjo e bën edhe më të vështirë dhe më të paqartë situatën brenda koalicionit opozitar, sidomos në prag të zgjedhjeve.



