Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë për “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u pyet nëse është e mbyllur përfundimisht çështja e “non gratës” së Sali Berishës në Mbretërinë e Bashkuar.
“Në Mbretërinë e Bashkuar një çështje e tillë nuk është politike, është një çështje ligjore. Pra, për sa më përket mua, vetëm nëqoftëse mund të ketë ndonjë sfidë ligjore, do të mbetet si e tillë”, u përgjigj Abbott.
Kur u pyet nëse do të ketë rishikime të tjera për politikanë të tjerë, ambasadori u shpreh: “Është një pyetje që shpesh më bëhet dhe nuk e di çfarë përgjigje të jap”.
Sa i përket sjelljes së klasës politike shqiptare, ambasadori britanik theksoi: “Mendoj se shqetësimi im më i madh do të ishte që ndjesia ime është që shpeshherë klasa politike kapet me të kaluarën. Ata besojnë se politika mund të luhet sikundër ka qenë në të kaluarën. Vetë klasa politike është shumë e kapur në Shqipëri dhe që realiteti i botës ku jetojmë është që gjithnjë e më shumë problemet që na prekin janë përtej asaj çfarë ne shohim me sy”.



