Blendi Gonxhe: Kanye West do na japë 120 milion lekë për koncertin

spot_img
Advertisements

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në një intervistë në emisionin “Breaking” në Top News për Dafina Hysën, ka sqaruar se cilat do të jenë shpenzimet e shtetit shqiptar për koncertin e Kaney West.

Gonxhja theksoi se logjistika e koncertit do tw ndërtohet nga menaxhimi Kaney West, ndërsa theksoi se shteti shqiptar do të ketë shumë të ardhura nga ky koncert.

“Logjistika e koncertit është e tyre. Ne do të mbështesim, me të gjithë forcat tona mbarëvajtjen. Nuk do të ketë asnjë lek nga buxheti i shtetit për koncertin. Mund të lindi pyetja që ju do sforcoheni dhe do të ketë një kosto për shtetin shqiptar, sigurisht që do të ketë një kosto, ne do sforcohemi për të mirëpritur një event të tillë, kosto në kuptimin e kapaciteteve, do kemi orare më të shtuara të turneve të punës, do të kemi një impenjim më të madh, një angazhim më të madh të mjeteve tona, po themi të shërbimeve, të patrullave etj etj, dogana etj. Por të ardhurat që mund të ketë një event i tillë llogariten që mund të jenë, pra bazuar në një llogari të përafërt dhe të krahasuar me vendet e tjera të ngjashme me ne në rreth 120 milionë lekë të ardhura të xhiruara”, tha Gonxhja.

spot_img

Latest articles

Related articles