Fidel Ylli: Nuk më kanë ikur akoma Pëllumbat!

spot_img
Advertisements

Në përplasje janë Shoqata e Pëllumbave të Postës, e cila po merr pjesë aktualisht në disa gara, përfshirë ndërkombëtare dhe Federata e Kolombofilëve, që kërkon të jetë vetëm ajo që i organizon garat dhe Shoqata të regjistrohet pranë saj.

Një letër e Fidel Yllit, kreut të KOKSH-it (Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar), dërguar pikave doganore në Shqipëri, nisi një përplasje së fundmi mes tyre. Në këtë letër i kërkohet doganave të mos lejojnë Shoqatën e Pëllumbave të Postës të dalë jashtë vendit për të bërë garat, sepse KOKSH-i, Ministria e Sportit dhe Gjykata, njeh vetëm Federatën e Kolombofilëve dhe si e tillë vetëm ajo ka të drejta organizative.

Kjo situatë, solli dhe bllokimin në pikën doganore të Qafë Thanës, ku kamionët me pëllumbat e Shoqatës së Postës kaluan kufirin vetëm pas 1 ore debati. Në mesin e këtyre përplasjeve, se kujt i takon të organizojë këtë sport, Shoqata e Pëllumbave të Postës humbi garën në Kroaci.

Për këtë situatë, gazetari Ernest Koçi i Report TV mori një prononcim ekskluziv të kreut të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Ylli. Ai e vlerëson Shoqatën e Pëllumbave të Postës, madje i quan ‘të çmendur’ për pasionin, por thotë se KOKSH duket të zbatojë ligjin dhe njeh vetëm Federatën e Kolombofilëve, të njohur nga Ministria dhe gjykata. Ylli tregon se askush nuk bën përjashtime dhe se Shoqata e Pëllumbave të Postës duhet të regjistrohet si pjesë e Federatës së Kolombofilëve, ashtu siç e thotë edhe ligji i ndryshuar për sportin në vitin 2017.

spot_img

Latest articles

Related articles