Rama i tërheq veshin ministrit Ferit, që flet pa menduar dhe shkruan si i dehur

spot_img
Advertisements

Edi Rama ka reaguar pas debatit të krijuar mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Në një postim në platformën X, Rama u shpreh se citimet e publikuara në media janë shtrembëruar, duke ritheksuar se protokolli mes Shqipërisë dhe Italisë “është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ferit Hoxha, në një postim në X tha se, gjatë një pyetjeje nga një gazetar në Bruksel, kishte shprehur vetëm një mendim hipotetik, duke supozuar se deri në vitin 2030 Shqipëria mund të jetë anëtare e Bashkimi Europian dhe situata të jetë ndryshe.

Ai theksoi se deklarata nuk duhet të interpretohet si ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë ndaj protokollit me Italinë.

Më herët Ministri Hoxha u përfshi në një skandal me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duke i quajtur “idiotë”. Por edhe edhe gafa në Stamboll ku fliste si një influencer tik toku.

spot_img

Latest articles

Related articles