PLL hap proçesin për përzgjedhjen e kandidaturave për këshillat e bashkitë e vendit

spot_img
Advertisements

nga Shpëtim Axhami, kreu I PLL

Pushteti lokal duhet të jetë sa më afër dhe në shërbim të qytetarëve, reforma teritoriale e rëndësishme!

Ka mbetur më pak se një vit deri në zhvillimin e zgjedhjeve vendore, zgjedhje që kanë një rëndësi të veçantë, pasi qytetarët do të zgjedhin pushtetin e tyre lokal për katër vitet e ardhshme.

Në qeverisjen vendore, një rol të rëndësishëm luajnë këshillat bashkiakë dhe këshillat e qarqeve, si institucione vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komuniteteve.

Duke u nisur nga kjo rëndësi, PLL ka shprehur qëndrimet e saj lidhur me reformën territoriale, e cila sipas vlerësimit tonë nuk duhet të shndërrohet në një reformë me qëllime elektorale apo politike, por të jetë në funksion të interesit qytetar dhe eficiencës së qeverisjes vendore.

PLL vlerëson se rritja cilësore dhe profesionale e këshillave bashkiakë është domosdoshmëri. Përfaqësimi në këto institucione duhet të realizohet nga njerëz me integritet shoqëror, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj komunitetit të tyre.

Në zbatim të vendimeve të forumeve të saj statutore, PLL ka bërë publike se në zgjedhjet vendore të vitit 2027 do të kandidojë me listat e saj të pavarura për këshillat bashkiakë.

Në vazhdim të procesit të rifreskimit dhe forcimit të strukturave lokale, PLL po identifikon me vëmendje kandidatët për listat në 61 bashkitë aktuale të vendit, duke qenë njëkohësisht e përgatitur edhe për çdo zhvillim që mund të sjellë reforma territoriale apo zgjedhore.

Sa i përket kandidaturave për kryetarë bashkish, vendimmarrja përfundimtare do të merret në vijim nga forumet statutore të partisë, duke marrë në konsideratë zhvillimet politike dhe të reformës territoriale, potencialet konkrete tonat për një përfaqësim dinjitoz, si dhe mundësitë për bashkëpunime dhe koalicione opozitare me kandidatë të përbashkët në bashki të caktuara, theksojmë në vlerësimin si duhet të kandidaturave alternative.

PLL mbetet e angazhuar për një pushtet lokal më pranë qytetarëve, më përfaqësues dhe më funksional në shërbim të interesit publik.

spot_img

Latest articles

Related articles