Një takim “në familje”, një përvjetor për t’u kremtuar, një moment për të reflektuar mbi vlerën e leximit, një mundësi për të menduar, një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët dhe për t’u prekur nga Fjala e Zotit. Papa Luani XIV e përqendroi në këto pika përshëndetjen e tij për drejtuesit dhe për personelin e Shtëpisë Botuese të Vatikanit, pritur sot paradite, më 7 maj, në Sallën e Koncistorit, në 100-vjetorin e themelimit – një përvjetor, që do të kremtohet edhe përmes disa ngjarjeve ndërkombëtare. Fjalët e Papës tëkujtojnë gjestin e zgjedhjes së një libri, për shkak të temës së tij, të pasionit për stilin e autorit, ose thjesht, për kuriozitet
“Në epokën dixhitale, libri fizik na kujton rolin e mendimit, të reflektimit dhe të studimit. Leximi ushqen mendjen, ndihmon në zhvillimin e një ndjenje kritike të vetëdijshme dhe të formuar, mbron nga fundamentalizmi dhe nga devijimet ideologjike. Për këtë arsye, i nxis të gjithë të lexojnë libra, si ilaç kundër mendjengushtësisë, që reflektohet në qëndrime të ngurta dhe në pikëpamje reduktuese të realitetit”.



