Shqiptarët i kanë mundur përfundimisht serbët në gadishullin Ilirik

spot_img
Advertisements

nga Spartak Ngjela:

Shqiptarët në Gadushullin e tyre Ilirik, tani kuptohet se i kanë mundur përfundimisht pushtuesit serbë.

Serbët në ideologjinë e tyre pushtuese, që 200 vite më parë, kanë thënë se: sa të jenë shqiptarët në këto troje, ne serbët jemi të rrezikuar.
Ishte ideologu i tyre Çubrialoviç qe i ka thënë këto shprehje.
Por tani janë të mundur përfundimisht nga shqiptarët, të cilët ndërkohë janë me dy shtete në Ballkan dhe do vijojnë për t’i marrë, si Arbëri, të gjitha trojet e tyre arbërore.
Dhe tani po kuptohet qartë se serbët po flasin kot, dhe gjithmonë përmendin “çlirimin e Kosovës”.
Ne fakt në mendjen e tyre nuk qëndron “çlirimi i Kosovës”, por pushtimi i saj. Sepse është bllof qesharak ta shprehësh qe ti po kërkon të çlirosh Kosovën nga shqiptarët autoktonë, kur historia e njeh saktë qe sllavët janë pushtues të territoreve arbërore.
Por kjo histori ende nuk eshte shkruar e qartë dhe e saktë nga historiografia shqiptare.

Gjithsesi tani dihet botërisht si e provuar autoktonia arbërore e shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, sepse jane të ngulitur qartë në histori kreret arbërorë që nga Teuta e Madhe e deri tek Jul Cezari, nga Jul Cezari tek Lufta e Dytë Botërore, dhe kudo dalin shqiptarët si zotërit e historisë, deri në vitin 2008, kur shqiptarët krijuan shtetin e dytë të madh shqiptar – Kosovën; e cila tani ka filluar të quhet Dardania, me emrin e autoktonisë arbërore në Gadushullin Ilirik.
Dhe sot, të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se Kosovo është emri që pushtuesit sllavët i vendoset Dardanisë kur ata e pushtuan.
Por sot Daedania, si emër i lashtë historik, po krijon qartë aspektin historik të shqiptarisë në rrugën e saj historike: Iliri – Arbëri – Shqipëri dhe Kosovë.
Kurse shqiptarët në letërsi dhe në biseda tallen me serbët, sepse tani kuptohet që serbet sot për shqiptarët jane ish pushtues të mundur në luftë, në vitin 2008.
Megjitjatë duhet ta përmendim se sot dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk janë të vendosur ende në rendin historik të Arbërisë moderne.
Te shohim, sepse kuptohet që kjo lloj ngrirjeje po drejtohet nga antishqiptaria.
Po Amerika ?

spot_img

Latest articles

Related articles