Balliu vizitë Metës në qeli: Dhoma 2 me 2 m, nuk kishte bibliotekë

spot_img
Advertisements

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij në seancën plenare ditën e sotme, ka ngritur shqetësime mbi kushtet në paraburgim që ndodhet ish-presidenti Ilir Meta.

Balliu u shpreh se kishte vizituar ambientet e paraburgimit, përpara se të vinte në Kuvend, duke bërë më dije se ishte takuar me Metën.

Ai deklaroi se në qelin që qëndronte Meta është e vogël, rreth 2 me 2 metra, që sipas tij, ishte e vetmja dhomë që nuk funksiononte sinjali.

“Isha tani para se të vija këtu te paraburgimi ku pashë edhe ish-presidentin Ilir Metën. I pyeta: a keni bibliotekë këtu? Po më thanë. Kur shkova ta shihja ishte një sirtar me 15 libra, dhoma e boshatisur pa karrige, pa tavolinë.

15 libra quhej biblioteka. Pastaj kushtet e qelisë së Metës, dhoma 2 me 2. Ishte rastësisht e vetmja dhomë që nuk i punonte as sinjali. Disa protestues që janë sot në burg rrinë në kushte mizerabël. Nuk janë as burgje. Kemi pasur edhe 18-vjeçarë që janë futur në burg për 2 cigare hashash”, u shpreh Balliu.

spot_img

Latest articles

Related articles