Drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, për dosjen “AKSHI” thotë se është një skemë e mirëngritur prej vitesh, për manipulimin e prokurimeve publike, për të dalë te një person fitues i paracaktuar.
Nga studio e “MCN Live”, ai veçoi rolin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili jep detaje mbi rrëmbimin dhe tregon detaje nga hetimet dhe pengmarrja e tij për tu tërhequr.
Sipas tij, loja që kanë bërë është tek heqja e certifikatave pak para prokurimeve dhe se DSIK i ka hequr licencat kompanive pak para garës.
Elementë të DSIK dhe KPP nuk janë të regjistruar si persona nën hetim nga ana e SPAK dhe në vendimet e sekuestros rezultojnë elementë të rinj, kryesisht të tregut të IT-së, por jo zyrtarë. Janë marrë në pyetje titullarët dhe kanë shpjeguar në mënyrë të veçantë të funksionuari të një enti shtetëror. Është një skemë e mirëngritur prej vitesh, për manipulimin e prokurimeve publike, për të dalë te një person fitues i paracaktuar. Është një dosje komplekse, se janë shumë emra, shumë detaje.
Publiku është përqendruar te shishet e verës, çokollatat. AKSHI ishte thuajse ekskluzivitet i MCN dhe së fundmi u fut dhe në disa portale të tjera. Është dosje komplekse, ka shumë detaje teknike. Po ta rilexosh me qetësi, kuptohet që SPAK ka bërë një punë pothuajse të shkëlqyer. Se dosjet që në lexojmë janë ato që na vijnë nga gjykata dhe këndvështrimi i gjyqtarit është bërë për të vendosur sa i është dashur për të vendosur masat.
Ne kemi një moment të dosjeve, por gjykoj se mjaftojnë për të kuptuar një pjesë të mirë të historikut. Janë dhënë disa detaje se si AKSHI ka vepruar me anë të anëtarëve poshtë të KVO dhe KPP. U desh një person paksa i çmendur, insistues në punën e tij, Gerond Meçe, për ta prishur këtë punë. Se pjesa më e madhe e dosjes i referohet çfarë ka bërë Geroni. Ka detaje shumë interesante të dosjes ku Gerondi thotë, ‘Jemi në Gracen, është një godinë e rrënuar e lënë pas dore, në dalje të Elbasanit’.
Gerondi ka arritur të përshkruaj tatuazhet në duar të personave që e kanë rrëmbyer. Iu njeh theksin dhe thotë që janë nga zona e Elbasanit, se është vetë andej. Kemi këndvështrimin e gjyqtares që ka dhënë vendimin. Këta persona duhet të jenë ekspert të tenderave, që marrin celularin e Gerond Meçes dhe Shkëlqim Kërlukut. Janë ca gangsterë që kanë shtënë në dorë gjithë materialet e tenderave.
Tre gangsterët e Elbasanit, pse nuk identifikohen ende nga autoritetet? Ata i kërkuan Gerond Meçes të tërhiqet nga gara. E vetmja arsye pse kjo dosje ka dalë është se vlerat janë të konsiderueshme. Se AKSHI është institucion në varësi të ministrisë. Administratori e kupton se nga telefoni se nuk është Gerondi. Vetë Gerondi kur bën kërkesën e tërheqjes nga gara, thotë se e ka bërë prej eAlbania, se është hakeruar sistemi, jo kërcënimeve. Ndoshta duhet dhënë ndihmë.
Tre gangsterët e Elbasanit, kishin kontaktet e anëtarëve të KPP. Loja që kanë bërë është te heqja e certifikatave pak para prokurimeve. DSIK i ka hequr licencat kompanive pak para garës. DSIK hyn thuajse si institucion shtojcë në funksion të AKSHI-t, se kanë akses në institucione. KPP është tërë vëllimi i tenderave të Shqipërisë, në duart e pesë anëtarëve dhe 10-15 ekspertë.
Nuk ka një skemë unike, procedura e prokurimit, nis me ngritjen e urdhrit të punës, me fondin limit që caktohet vlera, justifikohen në letra nevojat e procedurës. KVO është në momentin e parë kur vlerësohen aplikimet e kompanive dhe më tej Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, KSHA dhe çdo ankimim shkon në KPP. Çdo tender përfundon në KPP. Media ka rolin kryesor për të qartësuar të gjitha aferat e AKSHI-t.



