Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte deklaroi se vendet europiane kanë reaguar ndaj qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump dhe po sigurojnë zbatimin e marrëveshjeve për përdorimin e bazave ushtarake.
Duke folur për gazetarët gjatë një samiti të Komunitetit Politik Europian në Armenia, Rutte pranoi se kishte pasur pakënaqësi nga ana e Shteteve të Bashkuara lidhur me kontributin e disa vendeve aleate. “Po, ka pasur një farë zhgënjimi nga pala amerikane, por europianët e morën mesazhin,” u shpreh ai.



