Prokuroria e Posaçme ka vijuar kontrollet në kuadër të çështjes së ish-zv/ kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë që janë në dosjen e nxehtë që ka në dorë. Në kontroll janë futur jo vetëm familjarë, të afërm dhe miq, por edhe pastrueset e shtëpisë së deputetes socialiste.
Sanitaret janë pyetur lidhur me banesat e ish-ministres, si dhe për detaje të përditshmërisë së saj, në funksion të verifikimeve që po kryhen nga organi i akuzës. Gjithashtu kontrollet janë zhvendosur edhe në zyra, biznese dhe deri në vila në Jug të vendit.
Në dy ditët e fundit për këtë dosje janë pyetur biznesmeni Arbër Abazi, Viola Haxhiademi, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Financave dhe aktualisht drejtoreshë e Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, por edhe Laureta Omeri, ish-këshilltare dhe një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të ish-ministres.
SPAK po shkon drejt akuzës së korrupsionit duke kaluar në filtër pasurinë e deputetes socialiste



