Plagosje me armë, 2 në kërkim policor. Emrat

spot_img
Advertisements

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në fshatin Gurëz, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 35-vjeçar, duke identifikuar autorin e dyshuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas.

Në kërkim janë shpallur Fation Cobelita (alias Fation Staka) dhe Renato Marku, ndërsa ndaj një shtetasi tjetër është nisur procedim për moskallëzim krimi, si dhe ndaj një mjeku roje për shpërdorim detyre dhe mosnjoftim të policisë.

Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit ndaj 35-vjeçarit, i cili është transportuar fillimisht në spitalin e Laçit dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

spot_img

Latest articles

Related articles