“Greqi-Francë-Aleancë”! Macron dhe Mitsotakis vulosin strategjinë

spot_img
Advertisements

Slogani “Greqi, Francë, aleancë” me të cilin Emmanuel Macron e filloi fjalimin e tij në Pallatin Presidencial duke folur në greqisht, pasqyron sipas mediave helene gatishmërinë e të dy vendeve për të thelluar më tej marrëdhëniet dhe për të forcuar bashkëpunimin.

Ai e kishte përsëritur pak kohë më parë për të ngritur një mur mbrojtës për Greqinë, duke theksuar se Franca do të jetë e pranishme në çdo kërcënim ndaj Athinës.

“Nëse e shihni çfarë bëmë në vitin 2021 dhe çfarë bëmë në Qipro, për ne ky është përkufizimi i miqësisë dhe aleancës. “Greqi-Francë-aleancë”. Kaq. Nëse sovraniteti juaj kërcënohet, ne do të jemi këtu për ju”, tha ai në një bisedë që pati me Mitsotakis.

Vizita e tyre këtë mëngjes në fregatën Belhara Kimon, e vendosur në portin e Pireut, është simbolika më e fortë e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushë dhe bashkëpunimit në mbrojtje.

spot_img

Latest articles

Related articles