Av. Ngjela: Spiunazhi serb në sulm në Tiranë! Edi Rama, nuk është me Shqipërinë

spot_img
Advertisements

Vdekja e Rexhep Qosjes nuk ka ndodhur, sepse Rexhep Qosja do të jetojë për aq kohë sa do të jetojë Shqipëria, Kosova, Çamëria, Maqedonia e Veriut, Arbëreshët e Italise, dhe kudo ku jetojnë shqiprarët.
Rexhep Qosja ishte një kapacitet i lartë që gjithçka ia dha Shqipërisë dhe Kosovës.
Rexhep Qosja i dha shqiptarisë individin e dyte të Rilindjes së Dytë Kombetare Shqiptare, dhe është një nga ata që ndihmoi shumë në lartësimin e shqiptarisë së re në zhvillimin tonë kombëtar.
Sepse dy janë individët qe gjalleruan në histori Rilindjen e Dytë Kombetare të shqiptarisë: Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja.

Koha ecën, dhe shqiptaret shtohen në numur e zmadhohen në dije, bashke me ngritjen konceptuale te gjuhës shqipe; sepse gjuha shqipe tani është një gjuhe potente, e cila e ka shqetesuar shumë antishqiptarinë.
Dhe koha sigurisht që do ta njohë gjuhën shqipe, e cila, me fjalet e saj, e mban brenda saj filozofinë më të lartë me forcën shprehese të gjuhës shqipe.
Sot linguistika shkencore moderne e ka provuar që gjuha shqipe eshtë gjuha e parë e Evropës. Dhe kjo i ka tulatur shume armiqtë shekullorë të shqiptarisë, por nuk kanë se çfarë të bëjnë.
Kurse po kuptohet që spiunazhi sllavo serb është hedhur në sulm edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë.
Por lodhen kot sepse:
Dy shtetet shqiptare sot janë në forcim, por ekspertiza ndërkombëtare po vëren se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk është me Shqipërinë.
Kurse Partia Socialiste, e cila ka qenë Partia më kombëtare në Shqipëri, me këtë kryetar që ka tani, po kuptohet se është duke u ndodhur në një regres të brendshëm kundrejt patriotizmit.
Çfarë do të bëjë Partia Socialiste në këtë kohë?
Mos po kërkon që të notojë midis Beogradit dhe Parisit, kundër Shqipërisë?!

Spartak Ngjela

spot_img

Latest articles

Related articles