Në studion e emisionit FactCheck, drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, tha se Partia Demokratike ka detaje të dosjes AKSHI, por zgjedh të përmendë vetëm disa prej emrave të përfshirë. Kjo sipas tij vlen edhe për afera të tjera si lojërat e fatit.
Zoti Berisha është ekspert i kamuflimit. Jam i sigurt që i disponon të katër vendimet. Kanë me shumë se kaq, kanë edhe materiale të kompjuteri të zorit Agasi. Në një dosje kaq të madhe, qëllimi i opozitës është të shkojë te 2-3 emra të përveçëm. Interesi i tyre i vetëm, në skenarin aktual, për disa afera si bastet, inkriminimi i policisë, AKSHI etj., tërë fokusi është te 2-3 emra. Ky zotëria Agasi ku e gjeti gjithë këtë kurajë për të krijuar gjithë këtë masterpiece. Krijoi një katrahurë marrëdhëniesh, ku të gjithë thonë çfarë do të ndodhë, ku do bëhen pis.
Nuk mendoj që PD ka kapacitete hakerimi. Nëse ata disponojnë pjesë të ndryshme nga dosja që nuk janë publike, dyshohet se kjo rrjedhje është me dëshirë. Pra, dorëzohen sepse në ambientin shqiptar është shantazhi mekanizëm mbijetese. Dosja e AKSHI ndoshta nuk do të ishte ku është sot nëse ambasada gjermane nuk do të kishte një rol, edhe zoti Geron Meçe di që ka shkuar në Ambasadën Gjermane. Krimi i vetëm i tij është se ankimoi pa ndalim procedurat dhe nuk hëngri presionin. Unë u dorëzova 2-3 herë kur doja të ankimoja. Hera e fundi që kam bashkëpunuar me të ka qenë në 2020. Ai vuri në stres AKSHI-n dhe vuri në lëvizje Agasin dhe Beqirin për të shkuar në të tjera metoda, si pengmarrja, shantazhi, kërcënimi me femra, kërcënim i gjyqtarëve.
Meksi tha se në aferën e AKSHI-t ka të përfshirë edhe biznesmenë, të cilët fillimisht kanë hyrë për të ushtruar aktivitetin e tyre në mënyrë të ligjshme.
Në muajt shtator-dhjetor ishte periudha e rinovimit të kupolës së SPAK. Në këtë periudhë e gjithë struktura ka qenë nën presion. Kupola e AKSHI-t ka lozur me njerëzit. Besoj se edhe biznesmenët Papa, Likaj, etj., nuk kanë qenë kurrë për të hyrë në këtë histori. Nuk ka qenë karriera e tyre, vijnë nga bota akademike. Këta njerëz kanë ngecur në këtë histori me idenë e pushtetit që madh që luhej. Agasin mua ma ngeci nusja, nga familja e saj. E kam takuar disa herë për plane biznesi.
Meksi tha se njerëz që kanë bashkëpunuar me grupin e AKSHI-t janë ende në detyrë në poste të rëndësishme.
Ata janë njerëz të pushtetshëm edhe sot. Flasim për drejtoreshën e krimit kompjuetrik.
Sipas Meksit, AKSHI nisi si ëndërr për shumë njerëz të pasionuar pas teknologjisë së informacionit.
AKSHI ishte një ëndërr për shumë nga ne që jemi rritur me kompjutera në ‘85, nisi në zyrat e INIMËS, ku unë shkoja si fëmijë. Ishte një ëndërr e madhe, ne ëndërronim të punonim me pasion dhe të bëheshim të pasur. Shpresoj të jetë ëndërr, për momentin është një fëlliqësirë.



