Papa Luani XIV ka bërë thirrje për një rikthim të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke theksuar se duhet të fokusohemi në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes, pa shkaktuar më shumë viktima të pafajshme.
Ai theksoi se ndryshimi i regjimit në Iran nuk duhet të jetë çështja kryesore, por gjetja e një rrugë për të siguruar një të ardhme paqësore.
“Çështja nuk është nëse duhet të ndryshojë apo jo regjimi në Iran, por çështja duhet të jetë si të promovohen vlerat që ne besojmë, pa vdekjen e kaq shumë të pafajshmëve,” u shpreh Papa Leoni XIV.
Papa gjithashtu theksoi kundërshtimin e tij të fuqishëm ndaj luftës dhe dhunës, duke dënuar dënimin me vdekje dhe çdo akt që cenon jetën e njeriut. Ai bëri thirrje për një përgjigje nga një “kulturë paqeje” dhe jo nga urrejtja.



