Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një intervistë me Alexis Papahelas, kryeredaktor i gazetës Kathimerini, se i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump të ndërhyjë në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Rama tha se i kërkoi Trump-it të ndërmerrte hapa për të ndihmuar drejtësinë, pas akuzave të cilat, sipas tij, mbështeteshin mbi një raport të falsifikuar të mundshëm të hartuar nga Rusia.
“I thashë Trump që duhet të ndërhyjë, por ka qenë shumë i zënë ma ha mendja”, tha Rama, duke shtuar se procesi ishte i bazuar në akuza të pabaza që nuk kishin asnjë lidhje me realitetin, si akuzat për trafik organesh që ishin të pabazuara.



