Mali i Zi nje hap larg anetaresit ne BE. Komisionerja per Zgjerimin e BE, Marta Kos njoftoi se 27 vendet e unionit rane dakord te nisin hartimin e traktatit te pranimit ne BE per fqinjet e Shqiperise.
“Vendi i Malit të Zi brenda BE-së tani po merr formë. Sot, Shtetet Anëtare vendosën të fillojnë hartimin e Traktatit të Pranimit të Malit të Zi në BE.”
Per Kos, pranimi i Malit te Zi nga BE eshte nje shembull edhe per vendet e tjera te cilat jane ne proces anetaresimi ne BE.
“Gjithashtu ofron një shans për të nxjerrë mësime nga zgjerimet e kaluara dhe për të përfshirë mbrojtje të reja dhe më të forta në traktatet e ardhshme të pranimit për të parandaluar kthimin prapa në sundimin e ligjit dhe vlerat themelore.”
Mali i Zi dhe Shqiperia jane konsideruar nga BE si front runner ne procesin e anetaresimit. Por Shqipëria ka qëlluar këmbët e saj duke mos hequr imunitetit parlamentar ish zv. KM Balluku, duke rrezikuar kapitullin 23.



