Fieri, bllokuesi historik i integrimit Evropian

spot_img
Advertisements

Para 15 vitesh, integrimin e pengonte mjeku i nderuar Artur Shehu, i zgjedhur me të drejtë prefekt i Fierit, por jo sipas Edi Ramës. Ai, me kryeneçësi, denonconte këtë gjë dhe nuk votonte dy ligje dhe një rregullore që na i kërkonte BE-ja, jo PD-ja. Justifikimi doli nga karrigia e Vangjel Ndrekos.

Sot, sërish nga Fieri, flitet se integrimin po e pengon deputetja Belinda Balluku, në një mënyrë që nuk ka lidhje as me zgjedhjet e lira, as me çështje konceptuale-artistike, si ato të para 15 vitesh.

E çuditshme është se atëherë njerëzit ngriheshin në protesta. Edi Rama organizonte mitingje masive.

Nëse ata njerëz ngriheshin për të drejtën, pse sot, kur e drejta është nxjerrë në trotuar, ata nuk thonë asnjë fjalë?

Ku janë?

Disa në Gjermani, disa i gëlltiti covid-i, disa janë patronazhiste, disa të tjerë mallistë, e ca të tjerë akoma janë në Kanada duke mbjellë bar—e kështu me radhë, deri aty sa bëhen 1 milion shuplaka që në 2013 ia dhanë Shqipërisë.

Doktori dhe oborri i tij morën 1 milion fërkime.

spot_img

Latest articles

Related articles