Gjiknuri: Po pres Berishën për të ndryshuar Kushtetutën

spot_img
Advertisements

Një ditë pasi Sali Berisha pranoi se partitë e opozitës po punojnë për një qëndrim të unifikuar për ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me lista të hapura, ka ardhur reagimi i mazhorancës. Në një intervistë për gazetaren e Top Channel, Elda Menga, bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri deklaroi se PS është e gatshme të ulet në negociata politike.

Sipas tij, propozimi i opozitës prek ligjin themeltar të shtetit, ndaj është e udhës që të dyja palët të bien dakord qe të ulen dhe të rishikojnë Kushtetutën nëpërmjet një Komisioni të Reformës Kushtetuese, me kushtin qe ai të prekë jo vetëm çështjen e sistemin zgjedhor, siç kërkon PD, por edhe uljen e numrit të deputetëve, propozim i bërë nga socialistët.

spot_img

Latest articles

Related articles