Gjykata e Tiranës lë në qeli 5 tubues dhe vendos detyrim paraqitje për 6 të tjerë (EMRAT

spot_img
Advertisements


Sot në Gjykatën e Tiranës është mbajtur seanca për caktimin e masës së sigurisë për 11 protestuesit e arrestuar në protestën e PD të së premtes.

Bëhet me dije se Gjykata ka lënë në qeli 5 prej tyre, ndërsa për 6 të tjerë ka caktuar detyrim paraqitje.

Mësohet se gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 5 protestuesit: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.

Ndërkohë ka vendosur masën “Detyrim paraqitje” për: Bardhyl Ndou, Sokol Bajraktari, Igball Domi, Gentjan Tuga, Ernest Kapo dhe Edison Shyti.

Në seancë avokatët e të pandehurve kërkuan që të përjashtohej gyqtarin Enkel Peza me argumentin se ai dhe familjarë të tij kanë mbajtur funksione në strukturat lokale të PS.

Po ashtu në mbështetje të 11 protestuesve të prangosur shkuan edhe një grupim deputetësh nga Partia Demokratike, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka dhe kreun e Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.

Gjithashtu Partia demokratike këtë të hënë ka paditur në SPAK, ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, kryepolicin Skënder Hita dhe gjithë zinxhirin drejtues të Policisë me argumentin se kanë përdorur dhunë dhe kanë hedhur ndaj tyre spraj për arinj.

spot_img

Latest articles

Related articles