Debati mbi strategjinë e opozitës dhe të ardhmen e Partisë Demokratike u rikthye në fokus gjatë një diskutimi në studion e MCN Informacion, ku i ftuar ishte avokati Altin Goxhaj.
Av. Goxhaj kritikoi ndaj mënyrën se si opozita po vepron, veçanërisht pas protestës së 17 prillit, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e saj dhe lidershipin aktual.
Altin Goxhaj u shpreh se reagimi i policisë gjatë protestës dëshmoi një standard të ri përballjeje me opozitën, ndërsa theksoi se strategjia e ndjekur nga Partia Demokratike është e gabuar dhe pa rezultat. Sipas tij, këto protesta janë kthyer në një “teatër”, duke humbur funksionin real politik.
Protesta e 17 prillit vërtetoi se strategjia e PD është e gabuar. Këto nuk janë protesta, janë një teatër. PD nuk mund të fitojë besimin e humbur dhe në Shqipëri nuk ekziston sistemi i përballjes politike.
Ai shkoi më tej duke argumentuar se opozita ka hyrë në një cikël të mbyllur dhe nuk përfaqëson më një alternativë reale për pushtet.
Kjo parti e ka mbyllur ciklin. Është degraduar jo vetëm PD, por i gjithë establishmenti. Kjo opozitë është përdorur për interesa dhe nuk vjen dot në pushtet.



