U hakmor ndaj policit që e arrestoi, urdhëroi t’i digjte makinën! Zbardhet “Porosia”

spot_img
Advertisements

Albano Merkaj, një 39 vjeçar nga Vlora, është arrestuar nga shërbimet e Policisë në qytetin bregdetar, pasi nga hetimet ka rezultuar se një javë më parë ka djegur makinën personale të një polici, me iniciale D.P.

Mësohet se ky punonjës policie ka qenë pjesë e një grupi që në datë 2 Prill në qytetin e Vlorës, ka kapur në flagrancë shtetasin L.H, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në shenjë hakmarrje, ai ka urdhëruar t’i digjej makina policit.

Si pasojë e përhapjes së flakëve, është përfshirë dhe është dëmtuar edhe një automjet tjetër i markës “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. K.

Në vijim të veprimeve hetimore, është bërë identifikimi i porositësit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit L. H., 35 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet me masë sigurie “Arrest në burg.

spot_img

Latest articles

Related articles