Kapet në Belgjikë killeri shqiptar! Ishte në kërkim policor

spot_img
Advertisements

Një 29-vjeçar i dënuar për vrasje dhe plagosje është arrestuar në Belgjikë, pas bashkëpunimit ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve belge.

I arrestuari është Nasi (Thanas) Hodo. Ai akuzohet se në vitin 2017, atëherë vetëm 20 vjeç, vrau 31 vjeçarin Premtim Bega si dhe plagosi Ena Myftarin,

Po ashtu Nasi Hodo akuzohet edhe për plagosjen e të riut tjetër, Donald Kosta.

Operacioni u finalizua në kuadër të rrjetit ENFAST, ku FAST Albania kontribuoi në shkëmbimin e shpejtë të informacionit që çoi në lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Nasi Hodo, i lindur në Sarandë.

Sipas Policisë, 29-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar në vitin 2019 me 18 vite burg për veprat penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

spot_img

Latest articles

Related articles