Pasi një zjarr masiv shkrumboi një pjesë të pallatit pranë “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka ndaluar katër individë, përfshirë menaxherin e Big Marketit, i cili dyshohet të ketë pasur lidhje me shpërthimin e flakëve nga katet e para të ndërtesës.
Po ashtu, është arrestuar edhe administratori i pallatit. Ndërsa, për ndërtuesin e kompleksit, biznesmenin Armand Lilo, është shpallur një urdhër-arresti dhe ai është në kërkim për të dhënë shpjegime lidhur me shkaqet e zjarrit.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar me saktësi faktorët dhe përgjegjësit për këtë ngjarje tragjike që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe shqetësim për banorët e pallatit.
Konkretisht janë bërë veprime për:
-Menaxheren e Big Marketit që ndodhej poshtë pallatit, Razie Sula
-Administratori i pallatit, Agron Cara
-Nënkontraktori i fasadës së pallatit, Altin Furtuna
-Inxhinieri, Enver Ademi
Ndërkohë, në kërkim është shpallur Armand Lilo, administrator i kompanisë “Arlis”.



