Rama: Nafta do të jetë pa taksa për jahtet, jo bujqësinë

spot_img
Advertisements

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së në Vlorë, po zhvillon këtë të hënë edhe një bashkëbisedim me operatorët turistik.

Gjatë fjlalës së tij ai u shpreh se qeveria do të heq taksën për jahtet dhe jo për makinat që punojnë në bujqësi, pasi sipas tij kjo lloj logjike ekonomike i sjellë më shumë fitim ekonomisë së vendit.

“Duhet një strategji se si ju mund të merrni një fitim në moment por duhet kujdes se ai mund të kthehet në bumerang. Vlora ka të gjitha mundësitë të bëhet si qytetet në Spanjë apo Portugali. Greqia jep para operatorëve. Ne po mbështesim sa mundemi, nafta për jahtet është pa taksë, për makinat jo. Pa diskutim fare nga jahtet ekonomia jonë fiton, ndërsa nga makinat ekonomia ndotet dhe kjo nuk mund të krahasohet. Kështu që na duhet më shumë marina. Vetëm njerëzit që do vinë këtu me jahte në dimër janë 2500 dhe këto janë konsumator të qytetit”, u shpreh Rama.

spot_img

Latest articles

Related articles