Parkinsoni po prek edhe të rinjtë, mjekët: Sëmundja mund të trajtohet nëse diagnostikohet herët

spot_img
Advertisements

Parkinsoni, një sëmundje degjenerative e trurit e cila prek kryesisht moshat e treta, cilësohet si sëmundja e dytë me e shpeshtë, pas alzhaimerit, me një rritje shumë të lartë të shifrave gjatë viteve të fundit. Mjekët neurolog shpjegojnë disa nga shkaqjet më të zakonshme të shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

“Parkinsoni është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë me një rritje shumë të lartë të prevalencës gjatë viteve të fundit. Disa nga shkaqjet që shkaktojnë këtë sëmundje si faktorë ambiental viral që mund të nxisin këtë prevalencë.”

Genc Cakciri, mjek neurolog në qsut shprehet se kjo është një sëmundje e cila ka trajtim ndërsa e vë theksin tek diagnostikimi i hershëm.

“Atë që duhet të kenë parasysh është diagnostikimi sa më i hershëm momentin e parë që fillojnë ato shenja që duhet të dyshojnë duhet të paraqiten fillimisht tek mjeku primar dhe më pas eventualisht në mjekët neurologë. Është sëmundje që ka trajtim.”

Por cilat janë disa nga shenjat kryesore të Parkinsonit?

ato që janë shenjat kryesore, ngathtësia e lëvizjeve, ngurtësimi apo dridhja zakonisht në njërëen anë të trupit. fillon me një ngurtësim të dorës, plogështi, vështirësi në kryerjen e atyre lëvizjeve, neë dridhje që ndodh në qetësi. kur bën një veprim si marrja e gotës apo lugës.

Edhe pse është një sëmundje e cila prek kryesisht moshat e treta nuk mungojnë as rastet e moshave më të reja të diagnostikuara më këtë sëmundje. Aktualisht në botë janë rreth 12 milionë pacientë me Parkinson, shifër e cila sipas mjekëve neurolog parashikohet që deri në 2050 të dyfishohet.

spot_img

Latest articles

Related articles