SPAK pushon 1 akuzë për drejtorin e Tenderave të Ramës, hetohet për 3 të tjera

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme i është drejtuar GJKKO me kërkes për pushim akuze ndaj ish kreu të KPP Jonaid Myzyri.

Pushim akuze për favorizim në tendera e garë Prokurori Elvin Gofaj ka kërkuar edhe për: Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Hetimet lidhen me tenderin me vlerë 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 59 kilometra.

Ndaj Myzyrit në fillim të hetimeve u vendos edhe masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Spak sqaroi për mediat se ky vendim erdhi pasi më 1 Prill 2026 ka mbërritur një shkresë nga gjykata administrative. Kjo shkrese ka përmbajtien se pikërisht kjo garë është në gjykim administrariv mes kompanive të skualifikuara dhe fituesve.

Ndërsa hetimet për dyshime për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash vijojnë për të gjithë personat e hetuar nga viti 2025.

spot_img

Latest articles

Related articles