Banka e Shqipërisë shfuqizon licencën e Soft & Solution, e Ermal Beqirit

spot_img
Advertisements

Banka e Shqipërisë ka shfuqizuar licencën e Soft & Solution, në pronësi të Ermal Beqiri. Vendimi erdhi pasi ai u shpall në kërkim nga SPAK për përfshirje në grup kriminal.

Edhe pse akuzat nuk lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin financiar, institucioni nuk përmbush më kriteret e reputacionit. Kompania ishte licencuar në vitin 2021 dhe operonte përmes platformës ALPay për shërbime pagesash.

Hetimet janë lidhur me skandalin e tenderave të AKSHI, të drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Sipas dyshimeve, Beqiri dhe Ergys Agasi kanë ushtruar presion në tendera, duke krijuar përqendrim fondesh tek pak kompani.

spot_img

Latest articles

Related articles