SPAK ka kryer një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për të verifikuar aparate telefonikë të mundshëm në qeli. Kontrolli përfshiu edhe qelitë e Ilir Beqajt, Erjon Veliajt dhe Aurel Zarkës, sipas njoftimeve zyrtare.
Kërkesa e prokurorëve të posaçëm për verifikime ndaj personave në burg u bë pas tensioneve në gjykimin administrativ, ku kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, hodhi akuza për mënyrën se si është emëruar një prokuror në çështjen që po hetohet.
Përveç kontrolleve fizike, SPAK ka kërkuar edhe listën e takimeve që Veliaj ka zhvilluar gjatë qëndrimit në burg, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për të përcaktuar çdo kontakt të mundshëm me persona të jashtëm.
Hetimet janë në fazë të avancuar, ndërsa prokuroria e posaçme synon të verifikojë nëse janë shkelur rregullat e sigurisë dhe komunikimit nga personat nën hetim.



