Djali 18 vjeçar i policit e përplasi me BMW dhe u largua, ndërron jetë te Spitali i Traumës

spot_img
Advertisements

Kristo Liço, një 33 vjeçar me origjinë nga Përmeti dhe me banim në Tiranë, ka ndërruar jetë sot te Spitali i Traumës. Ai u aksidentua pak ditë më parë teksa lëvizte me motor në zonën e Mëzezit në Kashar dhe fatkeqësisht, nuk ju ka mbijetuar dot plagëve të rënda.

Ai ndodhej në motor bashkë me 20-vjeçaren A.T kur 18-vjeçari Endri Brailika, duke drejtuar një automjet tip BMW i përplasi fort, duke u hedhur të dy disa metra larg. Dy të rinjtë u dërguan te Trauma me urgjencë, kurse djali i policit u shoqërua në Komisariat dhe u la i lirë.

Rezulton se Endri Brailika është liruar menjëherë pas aksidentit, pavarësisht rrethanave dhe gjendjes së të aksidentuarve, duke ngritur dyshime të forta për ndikim të lidhjeve familjare, pasi babai i tij është punonjës i RENEA.

spot_img

Latest articles

Related articles