Lidershipi i Partisë Socialiste po i shmanget me elegancë një përplasje ose më saktë një replikë në media me deputetin Erion Braçe që ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës.
I pyetur nga media, kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh sot se është ende herët për të folur për emra të përveçëm që aspirojnë të kandidojnë për bashkinë e Tiranës.
“Nuk kam dëgjuar kritika, por dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet, dhe ndërkohë jo pa qëllim ne kemi hapur proces shumë të gjerë analize. Sa i përket ambicies për kryetar bashkie, do kemi kohë deri në zgjedhje”, tha Balla.
Po për Elisa Spiropalin kur do të merret vendimi që doli nga rreshti? “Do ju njoftoj kur ta kem një vendim” tha Balla.



