“Di gjëra që më lënë pa gjumë natën” – Analiza shqetësuese për luftën SHBA, Izrael – Iran

spot_img
Advertisements

Ministri italian i Mbrojtjes Guido Korseto (Guido Crosetto) kishte një intervistë të gjatë për median italiane “Corriere della sera” ku tha se “kam frikë se ajo që tashmë është tragjike mund të përkeqësohet edhe më tej” sa i përket luftës me Iranin. Ministri italian solli në vëmendje armët atomike.

“… njerëzimi na ka treguar se nuk ka kufi për çmendurinë. Kujtoni se janë njerëz si ne ata që vendosën që Hiroshima dhe Nagasaki ishin të pranueshme për t’i dhënë fund një konflikti. Fatkeqësisht, ne vijojmë të kemi armë bërthamore dhe ata që nuk i kanë po i kërkojnë. Nuk kemi mësuar asgjë”, tha ministri italian.

Situata është e rëndë. Rusët kanë evakuuar një pjesë të madhe të stafit nga centrali atomik iranian në Bushehr. Ka pasur sulme në afërsi të tij. Në fundjavë, iranianët nxorrën një video me Ajatollahun e ri që futej në një dhomë ku shfaqej në monitor centrali atomik izraelit në Dimona. Ata kanë goditur gjithashtu në këtë qytezë si shenjë reciprociteti. Sipas Agjencisë se Energjisë Atomike, nëse ka rrjedhje radioaktive, zona e përhapjes prek Evropën.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë sapo ka kërcënuar me zhdukje një qytetërim të tërë në një postim të fundit në rrjetet sociale.

Nëse lufta përshkallëzohet në këtë nivel, më vjen në vëmendje sërish një shprehje e Korsetos, pak ditë më parë për median “La Repubblica”, kur tha se nuk e zinte gjumi për skenarët e përshkallëzimit. “Di gjëra që më lënë pa gjumë natën për atë që mund të ndodhë në javët në vijim, ndikimin në ekonomi dhe jetën tonë të përditshme”, tha politikani italian.

spot_img

Latest articles

Related articles