📌Gjuha nuk është thjesht mjet komunikimi. Është identitet, është dinjitet, është e drejtë.
Sot studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, dolën në protestë për diçka që nuk duhet të vihet kurrë në diskutim: të drejtën për të studiuar dhe për t’u vlerësuar në gjuhën e tyre amtare.
Nëse një gjuhë zyrtare nuk zbatohet në praktikë, atëherë barazia mbetet vetëm në letër.
Respekti për gjuhën shqipe nuk është çështje politike, por standard demokratik.
📌Me zërin e studentëve sot – sepse të drejtat themelore nuk negociohen.



