Garda Revolucionare e Iranit deklaron se ka rrëzuar një tjetër avion luftarak amerikan F-15, ndërsa po fluturonte mbi Iranin qendror.
Një postim në Telegram nga Agjencia e Lajmeve Fars e IGRC-së tha se avioni ishte “shkatërruar plotësisht dhe u rrëzua”. Piloti besohet se nuk i ka mbijetuar sulmit, për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi avioni.
Agjencia iraniane e lajmeve Mehr tha se ishte e pamundur që piloti të arrinte të shpëtonte për shkak të “shpërthimit të fuqishëm” nga rrëzimi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga burime perëndimore. Sipas mediave ka një operacion kërkim shpëtimi.



