VIDEO: Tunel nëntokësor në Spanjë, sekuestrohen 17 tonë drogë dhe 1,4 milionë euro cash

spot_img
Advertisements

Policia spanjolle ka zbuluar tunel të pajisur me shina dhe vagonë që përdorej për të transportuar sasi të mëdha hashashi midis Maroku dhe Spanjës. Ministria e Brendshme spanjolle tha se operacioni policor, i cili zgjati më shumë se një vit, zbuloi një labirint si minierë, rrjeti i të cilit furnizonte rrëshirë kanabisi në të gjithë Spanjën dhe madje edhe në Evropë.

Mediat shkruajnë se në kuadër të kësaj janë arrestuar 27 persona dhe është sekuestruar shumë se 17 tonë drogë. E gjithë struktura ishte e pajisur me shina, vagona, rrotulla dhe vinça të vegjël për transportin e paletave të hashashit. Vala e arrestimeve kulmoi me arrestimin e njërit prej dy krerëve të bandës.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan 1,4 milionë euro para në dorë, së bashku me 17 makina luksoze. Spanja është një pikë e rëndësishme hyrëse për trafikun e drogës në Evropë për shkak të afërsisë së saj me Marokun, një nga prodhuesit kryesorë të kanabisit në botë

spot_img

Latest articles

Related articles