Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër vendim, duke përjashtuar edhe katër anëtare të tjera. Bëhet fjalë për Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allan.
Sipas burimeve për mediat, vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila raportohet se është zhvilluar me një pjesëmarrje të kufizuar dhe në kushte që ngjallin debat mbi legjitimitetin e saj.



