Qeveria shqiptare duket se e ka zhvendosur theksin tek komunikimi dhe shpjegimi i punëve të bëra, duke i kushtuar orë të tëra diskutimeve mbi fasadën dhe marrëdhëniet me publikun.
Megjithatë, ky fokus në narrativë bie ndesh me një realitet të prekshëm problematik në sektorë kyç për jetën e qytetarëve.
Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ishte analisti Lavdrim Lita.
“Në thelb nuk ka ndonjë ndryshim. Pra, nëse ju vëreni faktin që kryeministri Rama edhe në mbledhjen e sotme të gjashtë orëve, e vuri theksin tek komunikimi, tek shpjegimi, domethënë te fasada, tek punët që duhen shpjeguar, duhen thënë njerëzve se sa punë të mira kemi bërë ne. Puna flet vetë.
Jemi në mandatin e katërt. Nuk mund t’i thuash qytetarëve punë të mira që ne kemi bërë për Shqipërinë, sepse ty rrugët me këta punët e mira që ke bërë po të bien një nga një. Spitalet, je në mandatin e katërt, akoma ka probleme me ilaçet.
S’po flasim për onkologjikun që është bërë një dramë e vërtetë për qindra e mijëra familje që nuk marrin terapinë në kohën e duhur.
Ne duhet t’i themi këto gjëra, sepse ne kemi detyrë publike dhe qytetarët e themi si gazetarë, se po s’e thamë ne këta, nuk do t’i thotë askush tjetër në nivel kombëtar. Arsimi. Problematikat me cilësinë e arsimit.
Pra, ne kemi një masë të madhe studentësh analfabetë funksional, që nuk dinë tabelën e shumëzimit në shkollë të mesme”,u shpreh Lita.



