Kazani i PS po zien!

spot_img
Advertisements

Sot kryeministri Rama mblodhi sërish deputetët, ministrat dhe drejtuesit e institucioneve. Ndryshe nga herët e tjera, shmangu fjalimin e gjatë dhe kaloi direkt te strukturimi i mesazhit dhe kontrolli i vijës politike.
Të dhënat nga sondazhet e brendshme mujore të PS tregojnë rritje të pakënaqësisë ndaj qeverisjes. Kjo shpjegon edhe intensifikimin e daljes në terren dhe përpjekjen për të rikontrolluar narrativën publike.
Dy zëdhënëse të Kryeministrit në takim morën rolin e trajnimit të deputetëve për komunikimin publik. Ky është një sinjal i qartë se kontrolli nuk kufizohet më te vendimmarrja, por shtrihet edhe te fjala.
Brenda partisë, situata është më e tensionuar se sa pranohet publikisht. Erion Braçe, Fatmir Xhafa e Elisa Spiropali kanë shfaqur pakënaqësinë me qeverisjen e punës së Partisë e qeverisë. Gjatë takimit të sotëm Rama ka hedhur kunja e provokime ndaj Spiropalit: Pse qesh, mos fol, mbaje mendjen këtu, etj.
Në një mbledhje të mëparshme, sipas pjesëmarrësve, Rama u është drejtuar deputetëve me tone të ashpra: “Ju jeni këtu prej meje”, “Unë ju mbaj në pushtet prej katër mandatesh”, “Po të iki unë, PS mbaron”, “Po më dolët kundër do ju sakatoj”. Këto deklarata tregojnë raportin real të pushtetit brenda partisë.

spot_img

Latest articles

Related articles