Nga AKSHI te UKT Tirana, institucionet në “listën e zezë” të abuzimeve!

spot_img
Advertisements

Nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, tek AKSHI, QSUT, e me radhë tek bashkitë e ndërmarrjet shtetërore.

Këto rezultojnë të jenë institucionet më problematike me tenderat, sipas një raporti nga Komisioni i Prokurimit Publik.

Ky dokument është një hartë e hapur e vendeve ku paratë tona “avullojnë” përmes tenderave që erëmojnë korrupsion, për sa kohë 52% e ankesave që shqyrtohen nga KPP-ja pranohen si të drejta.

Sipas raportit, janë mbi 1,100 ankesa të depozituara brenda një viti.

Fakti që rreth 37% e ankesave nisin që te “dokumentet e tenderit” tregon se zyrtarët tanë vazhdojnë të qepin kostume me porosi, ku kriteret vendosen aq specifike sa t’i përshtaten vetëm “klientit” të paracaktuar.

“Lista e zezë”, kush janë kampionët e ankesave?

  • Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
  • Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
  • Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
  • Sh.A. Albpetrol.
  • Bashkia Kamëz.
  • Bashkia Durrës.
  • Sh.A. Posta Shqiptare.
  • Bashkia Tiranë.
  • Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT).
  • Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës/vna.al

spot_img

Latest articles

Related articles